FOTO-VIDEO/ Rally Albania, ambasadorët më të mirë të turizmit shqiptar

TIRANË, 13 qershor/ATSH/- Rally Albania 2021 është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm.

Makinave sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë kanë dhuruar spektakël në një garë që nisi nga Narta duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, për të iu drejtuar edhe Gjirokastrës.

Itinerari i “Rally Albania 2021”, zhvilluar nga data 5 deri më 12 qershor,  vijoi në Ersekë dhe Peshkopi për t’u përmbyllur me ceremoninë e shpalljes së fituesve në kryeqytet.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka publikuar pamje nga kjo garë e madhe e makinave Rally Albania në edicionin e tij të 17-të ku 200 pilotë, 300 të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, u bënë pjesë e kësaj gare.

“Rally Albania, ambasadorët më të mirë të turizmit shqiptar. Vendi ynë, një grishje e fortë për turizmin e aventurë”, shprehet Klosi krahas videos së publikuar.

E veçanta është se këtë vit kishte një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara.

Garues vendas e të huaj me motorë në disiplina të ndryshme dhe në makina, kanë përshkuar më shumë se 2200 kilometra thuajse të gjithë territorin shqiptar nga veriu në jug duke promovuar jo vetëm kulturën e motorsportit, por edhe turizmin shqiptar.

Organizatorja e kësaj garë, Julinda Dhame është shprehur se kjo garë shërben dhe për imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve.

Në ceremoninë festive të ndarjes së çmimeve organizuar në Tiranë u shpallën edhe fituesit në katër kategoritë, moto, quad, makina dhe Ssv.

Në kategorinë moto fitues u shpallën 3 garues nga Italia,  Jacopo Cerutti, Paolo Lucci dhe  Tommaso Montanari.

Në kategorinë moto, fituan dy lituanezë Antanas Kanopkinas dhe Adomas Gancierius si dhe Joze Zalar nga Sllovenia.

Për kategorinë makina, Almir Dervisha/  Ivi Gjoka, Laverion Nurka /Besi Kullolli nga Shqipëria si dhe Maurice Unachs / Maurice 3.van Weersch –NL.

Në kategorinë Ssv, PHILIPPE PINCHEDEZ / THOMAS GAIDELLA nga Franca, DEVAINE JEAN MARC / BRUCY Jean dhe NICOLAS HOOGSTEYNS / JOHAN WIERTZ BE- BE

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.