FOTO/ Pikë e posaçme shëndetësore për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout në Laç

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ekipet mjekësore të Kurbinit janë në gatishmëri të plotë duke krijuar një pikë të posaçme shëndetësore, në kuadër të pelegrinazhit që po mbahet në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të disa prej ekipit të mjekëve si dhe disa aspekte të punës dhe kujdesit që po tregojnë ata ndaj qytetarëve, teksa shprehet se “Ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore dhe Spitalit të Kurbinit në gatishmëri 24 orë prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme për pelegrinazhin e besimtarëve të shumtë nga e gjithë Shqipëria që janë mbledhur në Kishën e Shna Ndout në Laç”.

Pelegrinë të shumtë janë drejtuar këtë fundjavë, drejt vendit te shenjte në kishën e “Shën Ndout”.

Pelegrinazhi në kishën e “Shën Ndout” kulmon më 13 qershor, ndërsa përgjatë 13 të martave kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijëra qytetarë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.