COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2224 testime, 16 të shëruar, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur  pasditen e së dielës lidhur me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit se: Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10
Të shëruar në 24 orë      16
Të shtruar në spitale      20
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore              2,224
Testime totale            756,983
Raste pozitive            132,459
Raste të shëruara      129,842
Raste Aktive                  164
Humbje jete                2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër      48
Tiranë         39
Berat          20
Elbasan       14
Lezhë          11
Durrës         10
Gjirokastër    7
Korçë           6
Dibër            3
Fier              3
Vlorë            2
Kukës          1
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.