Uells-Zvicër/ Përfundon 1-1 sfida e dytë e Kampionatit Europian të futbollit

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida e dytë e EURO 2020, midis Uellsit dhe Zvicrës e luajtur në stadiumin “Baku Olympic”, takim i vlefshëm për grupin A.

Ishte një ndeshje me tepër emocion teksa pas disa rasteve të krijuara nga të dyja kombëtaret, të parët që kaluan në avantazh ishin zviceranët me Embolon në minutën e 50’.

Uellsianët me anë të Murit barazuan shifrat në minutën e 74’.

Nga ky rezultat përfiton kombëtarja e Italisë e cila mbrëmë triumfoi ndaj Turqisë me rezultatin 0-3. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.