FOTO/ Maturantët në Tiranë protestë pas provimit të Matematikës: Teza shumë e vështirë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Maturantët në kryeqytet po protestojnë sot përpara Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për vështirësinë në provimin e matematikës, që e zhvilluan dje, 11 qershor.

Të rinjtë maturantë kërkuan ripërsëritje të testit të matematikës ose të rishikohet pikëzimi.

“Provimi i matematikës ishte shumë i vështirë. Pyetjet ishin kopjuar nga interneti, nuk ishin bërë tamam, ishin të një niveli shumë të lartë provimi. Dëshirojmë që të ulet pragu i pikëve, sepse ishte nivel shumë i lartë”, tha një maturante për mediet.

Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan dje provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të lëndës së Matematikës. Testi në total kishte 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25 % (15 pikë).

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.