LONDËR – Johnson: Mund të anashkalojmë marrëveshjen e Brexit për Irlandën e Veriut

CARBIS BAY, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike nuk do të hezitojë të reagojë kundër marrëveshjes së Brexit përsa i përket Irlandës së Veriut nëse europianët refuzojnë të japin prova të fleksibilitetit, theksoi sot kryeministri Boris Johnson.

“Nëse protokolli vazhdon të aplikohet në këtë mënyrë, ne nuk do të hezitojmë të përdorim nenin 16 të marrëveshjes së Irlandës së Veriut që lejon anashkalimin e disa dispozitave”, deklaroi Johnson për stacionin televiziv Sky News.

Më herët krerët e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel i bënë të ditur Londrës se dy krahët duhet të aplikojnë marrëveshjen e Brexit, gjatë një takimi me kryeministrin Boris Johnson në sfondin e tensioneve rreth Irlandës së Veriut.

“Dy krahët duhet të aplikojnë atë për të cilën kanë rënë dakord. Uniteti i Bashkimit Europian për këtë çështje është i plotë”, theksuan në një mesazh në Twitter drejtuesit e Komisionit dhe Këshillit Europian duke shtuar se masat e miratuara për Irlandën e Veriut do të mundësonin ruajtjen e paqes./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.