Kosovë, 1 humbje jete dhe 17 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 12 qershor/ATSH/ Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Janë shëruar 112 pacientë, ndërsa numri total i rasteve aktive është 531.

“Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë..

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.