FOTO/ Nga tenisi te shahu, aktivitete sportive për të rinjtë në Berat

TIRANË, 12 qershor /ATSH – B. Naska/ Në qytetin e Beratit është zhvilluar një aktivitet sportiv, ku shumë klube sportive të udhëhequra nga trajnerët e tyre sikurse janë sporti i tenisit, boksit, aerobisë, shahut, ping-pongut, karatesë, xhudos, gjimnastikës, baleti por edhe shume sporte të tjera, kanë bërë këtë demonstrim në qendër të qytetit.

Përveç sportistëve, të shumtë kanë qenë edhe qytetarë të ndryshëm që i kanë ndjekur dhe i kanë shijuar këto demonstrime. Një pjesë e tyre madje mendojnë se këto sipërmarrje duhen mbështetur edhe më shumë në mënyrë që rinia të orientohet drejt sportit.

Qytetarët janë shprehur shumë të kënaqur me organizmin e zhvilluar nga bashkia, i cili tregon cilësitë më të mira tek të rinjtë. Ata shprehen gjithashtu kur shohin të tilla organizime, ndihen krenar qoftë për qytetin e tyre i cili ka dhe mbart vlera të pa diskutueshme, por edhe për rininë e këtij qyteti e cila në një farë mënyre ndikohet nga këto aktivitete për të ndjekur pasionet e tyre në sporte të ndryshme.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.