EURO 2020 – Danezi Eriksen pëson atak kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën

KOPENHAGË, 12 qershor /ATSH/ Lojtari i Danimarkës Christian Eriksen ka marrë trajtim urgjent nga personeli mjekësor pas një ataku kardiak në fushë gjatë ndeshjes së ekipit të tij në Euro 2020 kundër Finlandës, që u pezullua më pas.
“Ndeshja në Kopenhagë është pezulluar për shkak të një urgjence mjekësore”, deklaroi UEFA.
Shokët e ekipit formuan një hark rreth 29-vjeçarit, që po i jepej mjekimi, ndërkohë që ata dukeshin të tronditur kur mjekët po i jepnin ndihmën e parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në minutën e 43-të.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.