COVID-19 – Castex: 30 milionë francezë kanë marrë një dozë të vaksinës

PARIS, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Pragu i 30 milionë francezëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID-19 u kalua sot, njoftoi kryeministri, Jean Castex, i cili bëri thirrje për të fituar betejën kundër virusit.

“Objektivi u arrit! Faleminderit të gjithëve që mobilizoheni për vaksinimin”, theksoi në një mesazh në Twitter kryeministri francez, Jean Castex.

Shifra prej 30 milionë e të vaksinuarve me dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 pritej për të martën e ardhshme. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.