Universiteti i tërheq doktoraturën ish-ministres për Familjen dhe Çështjet Sociale

BERLIN, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Universiteti gjerman i Freies i ka tërhequr titullin e doktoraturës ministres për Familjen dhe Çështjet Sociale, Franziska Giffey për plagjiaturë.

Ministrja dha dorëheqjen më 19 maj pas polemikave se si e kishte marrë gradën e  doktoraturës.

Sipas universitetit ”titulli është fituar përmes mashtrimit për pavarësinë e performancës  shkencore”.

Universiteti kishte shprehur kritika mbi teknikat e përdorura në citime, por nuk e kishte tërhequr titullin.

Që nga ajo kohë ministrja nuk e përdorte më titullin në prezantimet e saj./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.