Siguria ushqimore/ AKU 146 inspektime, jepen 26 masa për subjektet

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 146 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, ku janë dhënë 26 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu u morën 5 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.