Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB/ Rama: Lajm i bukur

TIRANË, 11 qershor /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Rama e ka konsideruar si lajm të bukur, zgjedhjen e Shqipëria si anëtare jo e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Lajm i bukur. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, u shpreh Kryeministri Rama në reagimin e tij.

Shqipëria u zgjodh sot anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një periudhe 2-vjeçare.

Shqipëria u paraqit në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Europës Lindore. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.