Sezoni turistik/ Agjencia Europiane e Mjedisit: 76.5 % e totalit të ujërave janë të shkëlqyera në Shqipëri

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit shpreh qartë trendin e përmirësimit ndër vite të cilësisë së ujërave në Shqipëri.

Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet europiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj.

Kryeministri Edi Rama publikoi treguesit e raportuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit që tregojnë përmirësimin e cilësisë së ujërave të plazheve, deteve e liqeneve në vendin tonë.

Agjencia Europiane e Mjedisit deklaron se, në vitin 2020, 76.5 % e totalit të ujërave janë të shkëlqyera, krahasuar me 58,8 % në vitin 2019.

“Përmirësimi vjen nga masat e marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kundrejt subjekteve të cilave iu kërkohet respektimi i limiteve të lejuara të shkatërrimeve në mjedis si dhe ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave urbane, pastrimi dhe mirëmenaxhimi i plazheve. Pushoni në Shqipëri”, shprehet Rama.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.