PEKIN – Kina fillon kundërmasat ndaj sanksioneve të huaja

PEKIN, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Kina ka miratuar një ligj të ri që synon të kundërshtojë sanksionet e vendosura nga vendet e tjera, ndërsa Pekini përpiqet në çdo mënyrë të përballet me presionin në rritje të SHBA dhe BE mbi tregtinë dhe të drejtat e njeriut.

Kundërmasat e parashikuara nga ligji përfshijnë “refuzimin e vizës, ndalimin e hyrjes, dëbimin dhe sekuestrimin dhe ngrirjen e pasurive të individëve ose kompanive që u përmbahen sanksioneve të huaja kundër kompanive ose zyrtarëve kinezë”.

Këto ndryshime janë parashikuar nga teksti i botuar nga Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Popullore Kombëtare, organi më i lartë legjislativ kinez. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.