Nga 1 korriku hiqen tarifat roaming për pajtimtarët që vizitojnë vendet e BP-së

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe miratoi vendimin që i hap rrugë heqjes së tarifave roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga 1 korriku.

Vendimi detyron tre sipërmarrësit e rrjeteve celulare të Shqipërisë për zbatimin e vendimit.

“Duke filluar nga data 1 korrik 2021, do të aplikohet modelit RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë, kur pajtimtarët e rrjeteve celulare të Shqipërisë vizitojnë vendet e BP”, thuhet në vendimin e AKEP-it.

Marrëveshje për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar në Beograd më 4 prill 2019, nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.