LONDËR – Von der Leyen: Uniteti i ngushtë transatlantik është thelbësor

LONDËR, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Një unitet i ngushtë transatlantik është thelbësor për të përballuar sfidat e sotme, nga marrëdhënia me Kinën te mbrojtja e klimës sonë, tha sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Ishte kënaqësi shkëmbimi me Joe Biden sot. Pres me padurim ta mirëpres atë në Bruksel për samitin e parë BE-SHBA në shtatë vjet”, shkroi von der Leyen shkruan në Twitter.

“Takim i shkëlqyer koordinues gjithashtu me Merkel, Macron, Draghi, së bashku me presidentin e Këshillit të BE-së. Fokus i veçantë dhe pikëpamje të përbashkëta mbi temat kryesore të G7-s, në veçanti për COVID-19, klimën dhe Kinën”, shtoi ajo, pas takimit koordinues të liderëve të BE-së para samitit të G7-s./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.