LONDËR – Takim Biden-Merkel në Shtëpinë e Bardhë

CARBIS BAY,  11 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden do të presë kancelaren gjermane, Angela Merkel më 15 korrik në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi sot zëdhënësi i tij në kuadër të samitit të G7-s.

Drejtuesja gjerman, që do të lërë kancelarinë pas zgjedhjeve legjislative të muajit shtator, ka pasur marrëdhënie jashtëzakonisht të vështira me Donald Trump.

“Vizita e kancelares Merkel do të nxjerrë në pah lidhjet e thella mes SHBA-së dhe Gjermanisë”, nënvizoi Jen Psaki në një komunikatë duke theksuar se pandemia e COVID-19 dhe klima do të jenë çështje kryesore të takimit të tyre. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.