LONDËR – Raab: Integriteti i BM nuk është i negociueshëm

LONDËR, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab konfirmoi sot se uniteti i Britanisë së Madhe nuk është i negociueshëm, duke iu përgjigjur vendosmërisë së shfaqur nga presidenti francez, Emmanuel Macron për sa i përket dispozitave post-Brexit për Irlandën e Veriut.

“Ne nuk negociojmë apo nuk diskutojmë integritetin e Britanisë së Madhe, qoftë territorial, kushtetues ose që ka të bëjë me integritetin ekonomik të Britanisë së Madhe, nuk është mbi tryezë, kjo nuk është e negociueshme”, deklaroi për Sky News kreu i diplomacisë britanike, Dominic Raab./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.