Ibrahimaj: Ura bashkëpunimi dhe jo penalizim për tatimpaguesit e rregullt

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me biznese dhe operatorë turistikë në qytetin e Vlorës, në prag të nisjes së sezonit turistik.

Fokusi i Ibrahimaj nga qyteti bregdetar për biznesin dhe operatorët turistikë ishte për të ndërtuar ura bashkëpunimi e për të rritur përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore dhe jo ndëshkimi apo penalizimi për tatimpaguesit e rregullt.

Bashkë me prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Sokol Kananaj, Ibrahimaj i informoi operatorët turistikë të këtij qyteti mbi masat dhe qasjen e administratës tatimore për këtë sektor.

Ajo tha se “këto takime do të vazhdojnë në të gjithë vendin, gjatë gjithë sezonit, me qëllim reagimin e biznesit dhe plotësimin e planit të masave”.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.