Ekonomi, takim me ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim në bujqësi dhe kërkim shkencor

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi priti sot në një takim ambasadorin e shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri.

Në fokus të takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

“U dakordësuam për mundësi bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë, në fushën e kërkimit shkencor, ekspertizën dhe teknikat për përparimet në bujqësinë e të dy vendeve”- u shpreh Ekonomi.

Ministrja theksoi se, gjithashtu diskutuam në gjenerimin e fondeve për mbështetjen e projekteve të përbashkëta. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.