COVID-19 – Sllovenia drejt përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

LUBJANË, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Në Slloveni, situata epidemiologjike po vazhdon të përmirësohet dhe ekspertët kanë këshilluar qeverinë të mos e zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, që skadon të martën e ardhshme.

Megjithatë, disa masa kufizuese, të tilla si mundësia e grumbullimit të më shumë se 10 personave dhe distancimi mbeten në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar, duke folur në një konferencë shtypi tha “se ditët e hapura do të prezantohen javën e ardhshme për të lejuar vaksinimin pa rezerva për këdo”, një iniciativë që do të rrisë nivelin e imunizimit të popullsisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.