COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2915 testime, 22 të shëruar, 11 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 11 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

Sipas MSHMS rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësinë e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19. “Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      22

Të shtruar në spitale      22

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore            2,915

Testime totale            751,831

Raste pozitive             132,437

Raste të shëruara        129,807

Raste aktive                177

Humbje jete                2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          43

Berat           23

Elbasan        15

Lezhë           12

Korçë             7

Durrës           5

Gjirokastër     5

Fier                4

Dibër              3

Vlorë              2

Kukës             1

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.