BRUKSEL – PE bën thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë

BRUKSEL, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Pas uljes së detyruar të një aeroplani që udhëtonte midis dy kryeqyteteve të BE-së dhe arrestimin e blogerit Roman Protasevich në Bjellorusi, Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme kundër regjimit të vijës së ashpër të Minskut.

”Masat ndëshkuese duhet të merren kundër industrisë së përpunimit të naftës bruto, prodhimit të nënprodukteve të naftës dhe industrive të përpunimit të çelikut dhe drurit”, deklaroi ai në një rezolutë të miratuar ditën e djeshme.

Për më tepër, bashkëpunimi me bankat shtetërore bjelloruse duhet të ndalet.

Po konsiderohet gjithashtu edhe përjashtimi i përkohshëm i Bjellorusisë nga sistemi i pagesave Swift.

Josep Borrell, komisioneri i Punëve të Jashtme të BE, tha gjatë debatit plenar të së martës se ai shpreson që vendet anëtare të BE do të marrin masa të mëtejshme ndëshkimore kundër Bjellorusisë në samitin e ardhshëm.

Për herë të parë u ra dakord për sanksionet e synuara ekonomike./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.