BM – Merkel: Në G7 të përqendrohemi në bashkëpunimin shumëpalësh

LONDËR, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu sot angazhimin e saj për zgjidhje shumëpalëshe të konflikteve, përpara samitit të G7-s.

Ajo theksoi rëndësinë e presidentit amerikan Joe Biden në bashkëpunimin ndërkombëtar, përpara takimit të tyre të parë.

“Takimi me Biden është i rëndësishëm, sepse ai paraqet dhe përfaqëson angazhimin për bashkëpunim shumëpalësh, që na ka munguar në vitet e fundit”, tha Merkel.

“Kjo është arsyeja pse ne do të themi një fjalë të fortë këtu për bashkëpunimin ndërkombëtar të bazuar në vlera”, shtoi kancelarja gjermane.

Merkel gjithashtu përmendi kapërcimin e pandemisë dhe të gjitha çështjet rreth vaksinave, si tema kryesore në samit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.