VW – Ofensiva kalon përmes faktorit të softuerit

MYNIH, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Një vështrim drejt së ardhmes është gjithnjë e më i rëndësishëm për botën teknologjike të makinave.

Kompania gjermane Volkswagen e sheh zhvillimin e softverit si një komponent thelbësor në ADN-në e makinës.

“Aspekti i vërtetë revolucionar i kompanisë do të jetë dixhitalizimi, elektrifikimi dhe  produktet e lidhura me softuerin”, theksoi Ralf Brandstätter, shefi ekzekutiv i kompanisë.

”Është pikërisht programi kompjuterik që ka formësuar edhe karakterin e modeleve të reja të Volkswagen, falë mundësive të gjera të personalizimit që është në gjendje të ofrojë. Softueret janë çelësi i të ardhmes”, komentoi Thomas Ulbrich, anëtar i bordit të drejtorëve të VW.

”Vitet e fundit, unë dhe kolegët e mi kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur se qëllimi i markës ishte që të nxiste lëvizjen elektrike duke e shtrirë atë në vëllime të prodhimit në shkallë të gjerë. Sot, në 2021, mund të them me siguri se askush nuk dyshon më se prodhuesi i Wolfsburgut e ka arritur këtë qëllim”, shtoi Ulbrich.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.