STRASBURG – KiE: Moska të lirojë menjëherë Navalny-n

STRASBURG, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Organi ekzekutiv i Këshillit të Europës i kërkoi Moskës “lirojë menjëherë” disidentin rus Alexeï Navalny, një ditë pas shpërbërjes së lëvizjes së tij të konsideruar “ekstremiste” nga një gjykatë e Moskës.
“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës (i përbërë nga 47 shtete anëtare) ka shprehur shqetësimin e tij serioz që Alexeï Navalny vazhdon të mbetet në paraburgim”, tha organi në një deklaratë.
Ky komitet, që mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga vendet anëtare të Këshillit, përfshirë Rusinë, i kërkoi gjithashtu Moskës të shfuqizojë dënimin e armikut të betuar të Kremlinit në çështjen e ashtuquajtur “Yves Rocher”.
Navalny u dënua në Rusi në dhjetor 2014 me tre vjet e gjysmë burg me kusht, në këtë rast për përvetësimin e 26 milionë rublave (gati 360 000 euro), në dëm të filialit rus të kompania franceze të kozmetikës “Yves Rocher”.
Autoritetet ruse e akuzuan atë për shkelje të masave të kontrollit të tij gjyqësor, ndërsa po kurohej në Gjermani, pasi i mbijetoi një përpjekjeje helmimi për të cilin ai fajëson Kremlinin./ /ervo/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.