Skema kombëtare në Bujqësi/ Mbi 600 blegtorë e 400 bletarë morën mbështetjen financiare

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Mbi 600 blegtorë e 400 bletarë që kanë aplikuar në skemën  kombëtare mbështetëse në bujqësi e blegtori kanë përfituar tashmë fondet nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Shifrat i bëri të ditura sot drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, e cila theksoi se kanë vazhduar po ashtu edhe kontrollet në terren.

“Kemi ecur me shpejtësi me kontrollet administrative e në terren si dhe paguar më shumë se 600 blegtorë e 400 bletarë, aplikantë të skemës kombëtare mbështetëse në bujqësi e blegtori”, tha ajo.

Krifca siguroi se “do të vijojmë kështu me këtë ritëm me të gjitha masat deri në disbursimin e plotë të skemës, në kohë rekord”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.