Shqipëri-Hungari, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, mund të hyjnë nga sot në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa asnjë kufizim.

Ambasada e Hungarisë në Tiranë bën të ditur se nga sot hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit.

“Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia”, thekson Ambasada.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.