RUSI – Moska intensifikon kontrollet e rregullave COVID-19

MOSKË, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet në kryeqytetin rus, Moskë, kanë vendosur të përforcojnë kontrollet e kufizimeve COVID-19, ndërsa shkalla e infeksionit në qytet po rritet sërish.
“Përveç kësaj, spitale të reja do të ngrihen për pacientët me COVID-19 në ditët e ardhshme”, u citua kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobyanin, nga agjencia e lajmeve Interfax.
Metropoli më i madh i Europës regjistroi mbi 4 100 raste të reja brenda 24 orëve, sipas shifrave të fundit, numri më i lartë që nga mesi i janarit.
Edhe infeksionet e reja ditore në të gjithë Rusinë, gjithashtu, shënuan një rekord tjetër me 10 400 raste, ngarkesa më e lartë e tyre që nga mesi i marsit.
Kufizimet në jetën publike në Moskë janë hequr kryesisht prej muajsh, me baret, restorantet dhe teatrot të hapura tashmë.
Megjithatë, nga tani e tutje, kontrollet për mbajtjen e maskave në transportin publik dhe në dyqane, si edhe nëse kompanitë u përmbahen rregullave të higjienës, do të intensifikohen./ /ervo/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.