RUSI – Gjykata ndalon aktivitetet e organizatave të lidhura me Navalny

MOSKË, 10 qershor /ATSH-AA/ – Gjykata në Rusi shpalli pro ekstremiste dhe ndaloi aktivitetet e organizatave të lidhura me opozitarin rus Alexei Navalny.

Në një deklaratë nga shërbimi për media i gjykatës së qytetit të Moskës, thuhet se në një seancë të mbajtur me kërkesë të Prokurorisë ndaj organizatave ”Fondacioni për Luftën me Korrupsionin” dhe ”Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve” u mor vendimi se janë organizata proekstremiste.

Në kuadër të kësaj janë ndaluar të gjitha aktivitetet e këtyre organizatave për shpërndarjen e çdo informacioni, kryerjen e operacioneve financiare, pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe organizimin e protestave dhe demonstratave.

Gjykata vendosi që ndalesat për aktivitetet e tyre do të hyjnë menjëherë në fuqi.

Avokatja e ”Fondacionit për Luftën me Korrupsionin”, Valeriya Vetoshkina njoftoi se do të apelojnë vendimin brenda 10 ditëve.

”Fondacioni për Luftën me Korrupsionin” që u krijua në vitin 2011 nga opozitari rus Navalny, u vendos nga autoritetet ruse në statusin “agjentë të huaj” në vitin 2019./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.