RUSI – FIDH: Autoritetet presion kundër atyre që kundërshtojnë historinë e vendit

MOSKË, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Autoritetet ruse kanë rritur presionin e tyre kundër të gjithë atyre që kundërshtojnë vizionin e historisë të mbrojtur nga Kremlini, veçanërisht përsa i përket krimeve staliniste dhe bashkëpunimit me Gjermaninë naziste, sipas një OJQ-je.

Në një raport të publikuar sot, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) klasifikon në mënyrë shteruese veprimet shtypëse që parashikon mbi historianët, militantët dhe gazetarët në punën e tyre mbi historinë ruse.

“Përmasa e persekutimit (…) ka arritur tashmë një nivel që mundëson t’i cilësojë ato si krime kund historisë”, thekson raporti.

“Shprehja ‘krime kundër historisë’ përcakton një seri sulmesh ekstreme ndaj historisë të kryera nga regjime autoritare dhe totalitare”, specifikon FIDH.

Raporti gjithashtu tregon paaftësinë e Moskës për të siguruar dëmshpërblime të përshtatshme materiale ose simbolike për viktimat e krimeve të epokës sovjetike.

Në të njëjtën kohë, FIDH denoncon krijimin e propagandës shtetërore përmes “indoktrinimit të nxënësve të shkollës” dhe “fushatave të shpifjeve” në mediet publike.

Sipas raportit, kjo propagandë krijon “një klimë intolerance dhe frike për historianët e pavarur”.

Në veçanti për tema të ndjeshme siç është pakti gjermano-sovjetik.

Që kur presidenti Vladimir Putin erdhi në pushtet në 2000, Kremlini ka mbështetur një kthim të fuqisë ruse bazuar në një interpretim pozitiv të Bashkimit Sovjetik, në veçanti fitoren e Moskës kundër nazizmit./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.