Rindërtimi/ Pacolli publikon foton: Punimet në Thumanë përfundojnë në fund të shtatorit

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Punimet për rindërtimin e shtëpive të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Thumanë do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm.

Politikani dhe biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka publikuar sot një foto nga lart të lagjes së re që po ndërtohet në Thumanë.

Pacolli është shprehur i lumtur që mund të kontribuojë për familjet në nevojë.

“Punimet në Thumanë të financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” do të përfundojnë në fund të shtatorit të ardhshëm. I lumtur që mund të kontribuoj për familjet në nevojë”, ka theksuar Behgjet Pacolli.

Në kuadër të programit të rindërtimit, në Thumanë po ndërtohen 278 apartamente dhe 155 njësi individuale.

Lagjja e re e Thumanës tashmë ka filluar të marrë formë, ndërkohë që po punohet me ritme të larta. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.