Rikonstruksion total i gjimnazit “Ibrahim Rugova”/ Ndërtim i të parës çerdhe publike në qendër Kamzë

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Rikonstruksion total i gjimnazit “Ibrahim Rugova” dhe ndërtim i të parës çerdhe publike në qendër Kamzë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali inspektoi sot punimet për rikonstruksionin total të gjimnazit “Ibrahim Rugova” i cili do të hapë dyert për rreth 1400 nxënës.

E shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, Spiropali inspektoi edhe punimet për ndërtimin e të parës çerdhe publike në Qendër Kamzë, ku 150 fëmijë do të kenë vëmendjen dhe kujdesin maksimal.

Spiropali u shpreh se këto objekte janë pjesë e një revolucioni transformues në infrastrukturën arsimore të zonës.

“Këto objekte arsimore po ndërtohen me të njëjtin standard që nuk bëjnë dallim nga ato që bashkëmoshatarët e këtyre fëmijëve gëzojnë në vendet më të zhvilluara europiane”, theksoi Spiropali.

“Rikonstruksioni total i gjimnazit “Ibrahim Rugova” i cili do të hapë dyert për rreth 1400 nxënës, si dhe ndërtimi i të parës çerdhe publike në Qendër Kamzë, ku 150 fëmijë do të kenë vëmendjen dhe kujdesin maksimal, janë pjesë e një revolucioni transformues në infrastrukturën arsimore të zonës. Këto objekte arsimore po ndërtohen me të njëjtin standard që nuk bëjnë dallim nga ato që bashkëmoshatarët e këtyre fëmijëve gëzojnë në vendet më të zhvilluara europiane”, u shpreh Spiropali në një postim, teksa publikoi edhe foto nga punimet. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.