Rezultatet e luftës kundër krimit/ Ambasadori i Spanjës dhe ai i Austrisë vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Rezultatet e luftës kundër krimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ishin në qendër të vizitës miqësore dhe informuese, që ambasadori i Spanjës në vendin tonë Marcos Alonso Alonso dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner, zhvilluan sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Gjatë mesditës së sotme, ambasadori i Spanjës në vendin tonë Marcos Alonso Alonso dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner, të shoqëruar dhe nga Oficeri Ndërlidhës austriak  Wolfang Samer dhe Oficeri Ndërlidhës spanjoll Alberto Herrera Caamaño, kanë zhvilluar një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me qëllim informimin mbi veprimtarinë dhe rezultatet e kësaj drejtorie në luftën kundër krimit, njoftoi sot Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Drejtori i Policisë Durrës Lorenc Shehu ka informuar ambasadorët mbi rezultatet e arritura nga strukturat policore të kësaj drejtorie dhe i ka siguruar ata se strukturat e DVP Durrës janë tërësisht të angazhuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që ajo shfaqet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.