PRC: Biden ka përmirësuar imazhin e SHBA-së në botë

UASHINGTON, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Imazhi i SHBA-së në botë po përmirësohet falë mbërritjes së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, pas katër viteve me Donald Trump gjatë të cilave kishin arritur në fund, sipas një sondazhi nga Pew Research Center (PRC), i kryer në 12 vende dhe i botuar në prag të G7-s në Cornwall.
Të dhënat tregojnë se 75% e të intervistuarve i besojnë presidentit amerikan aktual, të bindur se ai po bën gjënë e duhur në frontin e politikës së jashtme, ndërkohë që për Trump ishte vetëm 17% vitin e kaluar.
Ndërsa 62% e të intervistuarve u përgjigjën se ata tani kanë një imazh të favorshëm për SHBA-në, kundrejt 34% në fund të presidencës Trump./ /ervo/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.