“PD nuk mund të jetë peng i askujt”/ Kadilli: Kryetari ose bëhet kryeministër ose shkon në shtëpi

TIRANË, 10 qershor /ATSH – I. Vata/ Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, deklaroi se kreu i partisë më të madhe në opozitë duhet të ketë vetëm një mandat 4-vjeçar dhe nëse nuk fiton zgjedhjet duhet të largohet.

Kandilli përmes një videoje thekson se PD nuk mund të jetë peng i askujt, kryetari ose bëhet kryeministër, ose shkon në shtëpi.

“PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund të jetë kurrë peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë. Kryetari ose fiton dhe bëhet kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më. Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, tha Kadilli. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.