Manastirliu publikon foton nga Infektivi: Më pak se 200 raste aktive me COVID-19 në vend, por ka ende nevojë për kujdes

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se aktualisht në vendin tonë janë më pak se 200 raste aktive me COVID-19.

Duke iu bërë thirrje qytetarëve të mos e ulim vigjilencën por të vijojë të zbatojnë rregullat antikovid, Manastirliu shkruan se 20 pacientë COVID po trajtohen aktualisht në Spitalin Infektiv.

“Punë e palodhur e stafit të Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital”, shprehet ajo.

“Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shprehet Manastirliu. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.