Kredia me probleme për biznesin u ul në nivelin 9.42 %

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Raporti i kredive me probleme për bizneset ka shënuar një tjetër rënie në fund të muajit prill të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kreditë me probleme në segmentin e biznesit zbritën në nivelin 9.42 %, niveli më i ulët në dhjetë vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme tek bizneset nuk ka shënuar ndonjë luhatje rritjeje të mirëfilltë pas krizës së pandemisë dhe në kushtet e ripërtëritjes së ekonomisë, premisat për përkeqësim të këtij treguesi janë të pakta.

Ecuria e segmentit të biznesit ngelet përcaktuese në cilësinë e portofolit të kredisë bankare, sepse ky segment përbën më shumë se 60 % të totalit të huasë për ekonominë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.