KOMENT – Irlanda e Veriut vështirëson takimin e parë Biden-Johnson

CARBIS BAY, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson takohen sot për herë të parë kokë më kokë dhe shpresojnë të bien dakord për një pakt të ri, në një kontekst të paqartë nga çështja delikate e Brexit dhe pasojat e tij në Irlandën e Veriut.

Udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit amerikan do të shënojë “rikthimin” e SHBA-së pas mandatit të Donald Trump, nënvizoi Joe Biden pas mbërritjes dje në mbrëmje në Britaninë e Madhe për një turne europian që do të vazhdojë me samitin e G7-s dhe me një takim me presidentin rus, Vladimir Putin në Gjenevë.

Ai ka ardhur me premtimin, sipas Shtëpisë së Bardhë, të një blerjeje historike prej 500 milionë dozash të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 për t’i dhuruar për 92 vende të defavorizuara nëpërmjet dispozitivit Covax, porosia dhe donacioni më i madh i vaksinave i realizuar nga në vend.

Një shenjë e rëndësisë akorduar për marrëdhënien me aleatin britanik, ai filloi udhëtimin e tij me një takim me kryeministrin britanik në gjirin Carbis, një vend bregdetar në jugperëndim të Anglisë i cili mirëpret G7-n nga e premtja deri të dielën.

Të dy udhëheqësit duhet të nënshkruajnë një “Kartë Atlantike” të re të perceptuar mbi modelin e Kartës së nënshtruar nga Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt 80 vjet më parë, për të rikonfirmuar “vlerat” e përbashkëta dhe për të marrë parasysh sfidat e reja si sulmet kibernetike ose kriza e klimës.

Tensionet që kanë trazuar Irlandën e Veriut që nga Brexit, megjithatë, errësojnë tablonë.

Joe Biden, krenar për origjinën e tij irlandeze, nuk i pëlqen përpjekjet e Londrës për t’u marrë me zotimet e saj tregtare ndaj Bashkimit Europian të bëra në kontekstin e Brexit.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar qeverinë e Britanisë së Madhe se çdo zënie në marrëveshjen e paqes të vitit 1998 mund të rrezikojë suksesin e një marrëveshjeje tregtare SHBA-BM, kaq e lakmuar nga Johnson.

Sipas të përditshmes britanike “The Times”, diplomati më i lartë amerikan në post në Britaninë e Madhe, Yael Lempert, akuzoi Londrën për “nxitje” të tensioneve në Irlandën e Veriut nga qëndrimi i tij.

Para G7, një takim të mërkurën midis qeverisë britanike dhe Komisionit Europian dështoi për të zgjidhur mosmarrëveshjet në lidhje me dispozitat doganore pas Brexit specifike për provincën britanike të cilat minojnë paqen e marrë në 1998 dhe duke i lënë vendin dhunës.

Në vend të kësaj, të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për vullnet të keq dhe BE paralajmëroi se do të reagonte fuqishëm nëse Londra ndërmerrte veprim të njëanshëm.

Marrëveshja e ashtuquajtur E premtja e Shenjtë e 1998, arritur me përfshirjen e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i dha fund dhunës mes republikanëve dhe unionistëve që kishin shkaktuar 3 500 të vdekur në 30 vjet në Irlandën e Veriut./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.