Integrimi në BE/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton 13 kapituj

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton angazhimet e Shqipërisë për kriterin ekonomik në kuadër të integrimit në familjen europiane.

Kështu u shpreh sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila informoi mbi 13 kapitujt që kryeson kjo ministri në procesin e integrimit në BE.

“Në drejtimin e 13 kapitujve në këtë proces orientojmë së bashku përafrimin e legjislacionit në fushën e ekonomisë, financave, punësimit dhe arsimit profesional”, tha Denaj.

Konkretisht në kriterin ekonomik kapitulli i parë ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave për të vijuar me lëvizjen e lirë të punëtorëve; e drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime; legjislacioni për shoqëritë tregtare; e drejta e pronësisë intelektuale; tatimet; ndërmarrjet dhe politikat industriale; mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik; doganat; marrëdhëniet me jashtë; kontrolli financiar; financat dhe buxheti.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.