Hetues në BKH/ 210 kandidatë kualifikohen për fazën tjetër pas testimit për aftësitë fizike

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ 210 kandidatë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit janë kualifikuar për në fazën tjetër pas testimit për aftësitë fizike.

BKH njoftoi se Komisioni i Përzgjedhjes mbylli sot procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

BKH falënderon të gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.