GJERMANI – Merkel ende kundër heqjes së patentave të vaksinave antiCOVID-19

BERLIN, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të jetë kundër heqjes së patentave për vaksinat kundër COVID-19, njoftuan sot burimet qeveritare, përpara takimit të samitit të Grupit të Kombeve të Mëdha të Industrializuara (G7).

Merkel vazhdon të kundërshtojë lehtësimin e mbrojtjes së patentave, duke argumentuar se kjo “nuk do të ishte e dobishme, pasi patentat nuk po ngadalësojnë prodhimin global të vaksinimit”, sipas burimeve pranë qeverisë gjermane.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionin gjerman”, thanë ata.

Samiti i G7 i kryetarëve të shteteve dhe qeverive është planifikuar të zhvillohet në Cornëall, Angli, nga e premtja deri të dielën.

Grupi përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania, SHBA-ja dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Udhëheqësit e samitit pritet të bien dakord për bashkimin e forcave për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të forcuar sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, me synimin për t’iu kundërvënë shpërthimeve të ardhshme të pandemive./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.