FRANKFURT – Lagarde përjashton përfundimin e parakohshëm të planit monetar të BQE për krizën

FRANKFURT, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde përjashtoi çdo lëvizje të menjëhershme për kthimin mbrapsht të planit të ndihmës financiare antiCOVID-19 të institucionit prej 1,85 trilionë eurosh (2,25 trilionë dollarë).
“Dalja nga Programi i Blerjes së Urgjencës Pandemike (PEPP) nuk u diskutua nga këshilli drejtues i bankës. Është shumë herët dhe shumë e parakohshme”, tha Lagarde.
“Ne jemi akoma larg qëllimit tonë të inflacionit prej gati 2 %”, sipas saj.
Në vend të kësaj, ajo tha se banka planifikon të vazhdojë blerjet nën PEPP gjatë tremujorit të ardhshëm “me një ritëm dukshëm më të lartë se gjatë muajve të parë të vitit”./ /ervo/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.