FOTO/ “Vallëzo me ne”, magjia e interpretimit të balerinëve të vegjël në kryeqytet

TIRANË, 10 qershor /ATSH – B. Naska/ Adela Muçollari, balerina e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, së bashku me nxënësit e saj të vegjël të baletit sollën për publikun pasditen e djeshme shfaqjen “Vallëzo me ne” në amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Kjo shfaqje erdhi si një lajmërimi për largimin e stinës së ftohtë dhe të errët të pandemisë dhe afrimin e stinës së pranverës, pra atë të lirisë dhe të lumturisë.

Shfaqja “Vallëzo me ne” bëri bashkë shumë spektatorë, prindër dhe qytetarë të ndryshëm të Tiranës të cilët ndoqën magjinë që ofruan fëmijët e vegjël, në mënyrën më të bukur dhe talentuar që vetëm ata dinë se si ta ofrojnë.

“Can Can”, “Don Quixote”, “Barby girl”, kërcime klasike, “La sylphide” ishin disa nga pjesët e performuara nga fëmijët në mbrëmjen e djeshme.  /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.