FOTO/Rama takime bilaterale me pjesëmarrësit e Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor


TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në ambientet e Pallatit të Brigadave Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Para nisjes së punimeve të samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor, Rama zhvilloi një takim bilateral me Varhelyin.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral edhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të cilët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediet pas punimeve të samitit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.