“Defender 21”, një sukses i përbashkët i Forcave të Armatosura

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e cilësoi sot stërvitjen “Defender 21” një sukses të përbashkët të Forcave të Armatosura dhe të gjitha strukturave të tjera shtetërore të angazhuara në këtë stërvitje.

Duke i shprehur mirënjohjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e tjerë të NATO që zgjodhën vendin tonë, Peleshi tha se “Shqipëria është gjithmonë e gatshme të mirëpresë stërvitjet e viteve në vijim në kuadër të Defender Europe”.

“Defender 21 ishte një sukës i përbashkët i Forcave të Armatosura dhe të gjitha strukturave të tjera shtetërore të angazhuara në këtë stërvitje. Faleminderit për të gjithë ushtarakët dhe civilët që u bënë pjesë e këtij ushtrimi kaq domethënës për paqen në rajonin tonë. Mirënjohje gjithashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e tjerë të NATO që zgjodhën vendin tonë. Shqipëria është gjithmonë e gatshme të mirëpresë stërvitjet e viteve në vijim në kuadër të Defender Europe”, – tha Peleshi.

Stërvitja më e madhe në 3 dekada “Defender Europe 21” është drejt fundit. Trupat realizuan goditje objekti nga ajri dhe toka, qitje me snajper dhe mortaja, dhënie të ndihmës së parë në fushëbetejë dhe evakuimi i të plagosurve.

/k.s/ /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.