COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2648 testime, 24 të shëruar, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, nga 1 rast në Malësinë e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

MSHMS informon se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19. “Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 qershor 2021)

Raste të reja ditore       11
Të shëruar në 24 orë     24
Të shtruar në spitale     20
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore         2,648

Testime totale       748,916
Raste pozitive       132,426
Raste të shëruara  129,785
Raste aktive                189
Humbje jete             2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 50
Berat 28
Elbasan 14
Lezhë 12
Korçë 10
Durrës 4
Fier 4
Gjirokastër 3
Dibër 3
Kukës 2
Vlorë 2

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.