COVID-19 – FDA miraton zgjatjen e afatit të ruajtjes për vaksinën Johnson&Johnson

UASHINGTON, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Vaksina antiCOVID-19 e Johnson & Johnson tani mund të ruhet për katër muaj e gjysmë, nga tre aktualisht, njoftoi sot kompania farmaceutike amerikane.
Ky modifikim u kërkua urgjentisht në vend, sepse ofron një mundësi për qindra mijëra doza të kësaj vaksine që rrezikojnë të skadojnë së shpejti, për mungesë të gjetjes së një marrësi.
“Kjo zgjatje u miratua nga Agjencia Amerikane e Barnave (FDA)”, tha “Johnson & Johnson”.
“Vendimi bazohet në të dhëna që kanë treguar se vaksina mund të jetë e qëndrueshme pas 4,5 muajsh, kur futet në frigorifer në temperatura midis 2 dhe 8 gradë Celsius”, sqaroi kompania në një deklaratë.
Më shumë se 21 milionë doza të kësaj vaksine janë shpërndarë në shtetet e SHBA-së, por vetëm pak më shumë se 11 milionë janë administruar, sipas të dhënave nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./ /ervo/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.