BM – Biden: Dhurimi i vaksinave nga SHBA një hap historik në luftën kundër COVID-19

LONDËR, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi sot se dhurimi nga SHBA i 500 milionë vaksinave antiCOVID-19 për vendet më të varfra ishte një “hap historik” në luftën kundër pandemisë.

“Detyra jonë humanitare është të shpëtojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur”, këmbënguli Biden në prag të hapjes së samitit të G7-s në Cornëall.

“Është gjithashtu në interes të amerikanëve”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar blerjen e 500 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, që do të shpërndahen në gati 100 vende përmes COVAX./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.